4.5 C
Tirana
E mërkurë, 17 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    VIDEO: Po me vazot e luleve çfarë patën?

    Opozita vijon të pengojë mazhorancën për të zhvilluar punimet normale në Kuvend.

    Pas pengesave të seancave plenare, deputetët e opozitës, edhe pse të përjashtuar, janë futur në Kryesinë e Kuvendit dhe nuk kanë lejuar mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

    Madje, kanë thyer edhe vazot me lule, nga revolta e madhe që kanë ndaj socialistëve.

    Deputetët e PD-se nuk kanë lejuar ministrin e Financave, Ervin Mete që të futet në mbledhje.

    PD bllokoi sallën e Konferencës së Kryetarëve dhe nuk lejoi të zhvillohet mbledhja.

    PS tentoi ta bëjë mbeldhjen në salla të tjera, por sërish PD nuk e lejoi.

    Në fund tentuan të mblidhen tek zyra e Nikolles dhe aty nuk i lejuan. Ndaj mbledhja u shty.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit