Kandidati i vetëshpallur për president, Sazan Guri, është mërzitur me faqen tonë dhe me Bledi Manen.
Sipas tij, ne kemi marrë para për ta sulmuar dhe për ta talluar.
Madje thotë se e kemi quajtur edhe spermatozoid.
Kjo nuk është e vërtetë, por professor Zani nuk mund ta mohojë që ka ardhur në jetë nga një spermatozoid.
Ndërsa sa për faktin që thotë se e tallim se paguhemi, prapë e ka gabim.
Ne e bëjmë për t’u zbavitur.
Dhe kush më mirë se profesori, një personazh i këndshëm dhe plot humor, mund të na zbavisë!
Ndaj mos u mërzit profesor, se ti je kandidati ynë i preferuar për president.
Edhe pse jemi në dilemë mes teje dhe Elena Kocaqit!