Atmosferë elektrizuese nga Gjermania, ku tifozët shqiptarë kanë mbushur sheshet, duke i kthyer në një arenë festive.
Nuk kanë munguar as sharjet në kor ndaj Serbisë, teksa një skenë epike u regjistrua gjatë një lidhje live në emisionin “Kampionët”.
Tifozët shqiptarë po festonin në rrugët e Dortmundit aty ku Shqipëria do të luajë sot përballë Italisë.
Nga korët në mbështetje të kuqezinjve, shumë shpejt kalohet në vargun e famshëm: Serbi, Serbi të q*ifsha motrën.
Një moment që vë në siklet moderatoren Marina Vjollca, e cila me të qeshura kërkon menjëherë ndërprerjen e lidhjes live.
Për më tepër shikoni videon: