4.5 C
Tirana
E mërkurë, 6 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Video shokuese: Një grup vajzash në Tiranë dhunojnë barbarisht shoqen e klasës

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shkollën 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit” në Tiranë.

    Në një video të publikuar nga vajza e ministrit Niko Peleshi, shihet një grup vajzash të cilat dhunojnë në mënyrë brutale një bashkëmoshatare të tyren.

    Nga pamjet dëgjohen vajzat të cilat ofendojnë me një fjalor banal dhe qëllojnë në fytyrë dhe trup shoqen e tyre.

    “Siç ju bëra me dije, kjo ngjarje ka ndodhur dje në shkollën 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit”. Nga një grup minorenësh. Dhuna dhe bullizmi sot janë të pranishme kudo, nga shkollat e vendet e punës deri te mediat sociale dhe televizioni. Prekin çdo moshë, çdo gjini. Është e rëndësishme të kuptohet se dhuna dhe bullizmi nuk janë kurrë të pranueshme. Ne si shoqëri kemi dështuar t’ua transmetojmë këtë mësim bazë fëmijëve tanë. Kemi dështuar në krijimin e një kulturë respekti dhe mirësie, ku të gjithë të ndihen të sigurt dhe të mbështetur. Kaq e vështirë qenka vallë t’i trajtojmë të tjerët me ndjeshmëri, dhembshuri dhe mirëkuptim, dhe të ngrihemi kundër dhunës dhe bullizmit sa herë që e shohim të ndodhë?

    Është thelbësore të edukojmë veten dhe të tjerët për ndikimet e dhunës dhe bullizmit. Duhet të kuptojmë se këto sjellje mund të shkaktojnë dëme fizike dhe emocionale, si dhe dëmtim afatgjatë për shëndetin dhe mirëqenien mendore të individëve.

    Ne duhet të punojmë në mënyrë aktive për të luftuar mesazhet e dëmshme dhe negative. Ne mund ta bëjmë këtë duke zgjedhur të mbështesim mediat që promovojnë vlera pozitive, si ndjeshmëria, mirësia dhe diversiteti, që për fat të keq, në vendin tonë janë me pakicë. Në një vend kaq të vogël, ka kaq shumë modele të gabuara të shoqërisë, sa që ata prej të cilëve duhet realisht të marrim shembull, i lemë në hije.

    Duhet të punojmë së bashku për të krijuar komunitete të sigurta dhe mbështetëse, të ndërtojme marrëdhënie të bazuara në besim dhe respekt dhe të aktivizohemi për parandalimin dhe ndëshkimim e dhunës dhe bullizmit. Duhet gjithashtu të mbështesim ata që kanë përjetuar dhunë dhe bullizëm, dhe të sigurohemi që të marrin ndihmën që u nevojitet për t’u shëruar. Nëse ne nuk jemi njerëzorë, nuk mund të rrisim njerëz”, shkruan Aleksia Peleshi.

     

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit