11.5 C
Tirana
E shtunë, 10 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    VIDEO si të Gjicit edhe për një zyrtar të lartë të Energjitikës dhe për një drejtues qarku në PS?

    Publikimi i video-skandalit në zyrën e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, ka shkaktuar shumë ilaritet në opinionin publik.

    Protagonistja e videos është identifikuar tashmë si person që ka filmuar zyrtarë të tjerë. Qëllimet mbeten ende të paqarta, nëse e ka bërë për përfitime personale, apo pas saj ekziston një kontroll politik.

    Sot është mësuar se të paktën dy video të ngjashme po qarkullojnë në telefona celularë.

    Sipas një burimi që ka parë videot, bëhet fjalë për një zyrtar të lartë të Ministrisë së Energjitikës dhe një drejtues politik të PS, në një qark të vendit.

    Kreu i Bashkisë së Kukësit dha dorëheqjen dje pas publikimit të një filmimi, ku ai shihej duke bërë seks oral në zyrën e tij.

    SPAK ka nisur hetimet për rastin dhe personat e përfshirë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit