6.5 C
Tirana
E enjte, 25 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    VIDEO: Tirana përmbytet në mes të verës, nga punimet e kullës së Berishëve

    Aksi rrugor midis “9-katëshave” dhe Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë është përmbytur ditën e sotme si pasojë e çarjes së tubave nga firma e ndërtimit që do të ngrejë kullën 65-katëshe.

    Në pamjet skandaloze duket se si ujërat e bardha dhe të zeza kanë shpërthyer në rrugë duke përmbytur rrugën.

    Prej disa ditësh në zonën ku do të ndërtohet tashmë famëkeqja “Kulla e Foltores” është rrethuar një prej lulishteve të vetme që kanë arritur t’i mbijetojnë ruspave, dhe mjetet e rënda kanë nisur shkuljen e stolave, pemëve dhe hapjen e gropës që do të shkojë deri 7 kate nën tokë.

    Kulla që do kushtojë mbi 100 milionë euro për t’u ndërtuar është denoncuar si një aferë e madhe korruptive, pastrimi parash dhe përfshirje të politikës, së bashku me elementë të opozitës, si familja e Sali Berishës që është përfolur se qëndron pas biznesmenit Ilir Shtufi dhe firmës së tij “Nova Construction”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit