Një tjetër episod i pakëndshëm me turistët italianë duket është përsëritur në qytetin e Vlorës.
Pronari i një lokali në këtë qytet ka denoncuar, përmes pamjeve filmike, vjedhjen e një sasie të konsiderueshme parash (euro) në ambientet e këtij lokali nga dy turiste italiane.
Ngjarja dyshohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, në një lokal pranë kryqëzimit Aleksandria në Vlorë, ku sipas kamerierit të lokalit sasia e kartëmonedhave euro është vjedhur nga dy turistet që gjendeshin në ambientet e tij.
Rasti i disa turistëve italianë, të cilët disa ditë më parë u larguan pa paguar nga një restorant në Berat u kthye në çështje diplomatike.
Kryeministrja e Italisë Georgia Meloni u angazhua personalisht për të paguar faturën, duke kërkuar edhe ndjesë në emër të shtetit të saj për gjestin e pahijshëm.



