Perfaqësues të Sektorit Kundër Krimit Ekonomik janë larguar nga vila luksoze në Gjirin e Lalzit, ku Berisha kalon edhe pushimet, pas vendosjes së saj nën sekuestro, së bashku me 24 pasuri të tjera në pronësi të Jamarbër Malltezi.
Dy inspektorët kanë qenë brenda vilës së Malltezit dhe pasi i vendosën shiritin vilës, janë larguar duke refuzuar të flasin për mediet.
Kujtojmë se ish-kryeministri Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi akuzohen nga SPAK për privatizimin e ish-kompleksit Partizani në kryeqytet.
Berisha përballet me akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa Malltezi dhe Bektashi me korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale.



