10.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Viti pandemik varfëroi më tej Veriun, Kukësi me të ardhurat më të ulëta

    Ekonomia kombëtare ra me 3,5% gjatë vitit pandemik 2020, por në Rajonin e Veriut ku përfshihen qarqet Dibër, Durrës, Kukës, Lezhe dhe Shkodër rënia ishte me 5,25% gati dyfishi i rajonit të Qendrës dhe 2 pikë përqindje më shumë se Rajoni i Jugut.

    Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, PBB me çmime korente në rajonin Veri u vlerësua 372,5 miliardë Lekë ose 22,66% ndaj PBB në nivel vendi. Krahasuar me vitin 2019, PBB për këtë rajon shënoi një rënie në terma realë me -5,25%.

    PBB me çmime korente në rajonin Qendër, u vlerësua 818,8 miliardë Lekë ose 49,80% ndaj PBB në nivel vendi. Krahasuar me vitin 2019, PBB për këtë rajon shënoi një rënie me -2,80%.në terma reale.

    PBB me çmime korente në rajonin Jug u vlerësua 452,8 miliardë Lekë ose 27,54% ndaj PBB në nivel vendi. Krahasuar me vitin 2019 në rajonin Jug, PBB në terma reale shënoi një rënie prej -3,23%.

    Berati me rritjen më të lartë, Lezha me rënien më të madhe

    Sipas rajoneve statistikore në nivel 3 (Qark), rritjen më të lartë të PBB-së në terma realë e shënoi Qarku Berat me 0,33%, i ndjekur nga Qarku Elbasan me 0,30%.

    Rritja reale e PBB-së sipas rajoneve statistikore u ngadalësua në të gjithë Qarqet e tjera, ku rënien me të lartë shënoi Qarku Lezhë me 6,28%, Qarku Dibër me 6,14% dhe Qarku Durrës me 5,83% të PBB-së.

    Tirana kontribuoi më shumë në rënien ekonomike të 2020

    Në vitin 2020, sipas rajoneve statistikore në nivel, PBB me çmime korrente u vlerësua 1.644.077 milionë Lekë, duke shënuar një rënie në terma realë me -3,48%, krahasuar me vitin 2019.

    Kontributin më të madh në rritjen ekonomike për vitin 2020, e ka dhënë Qarku Elbasan me +0,02 pikë përqindje, pasuar nga Qarku Berat me +0,01 pikë përqindje.

    Të gjithë Qarqet e tjera kanë kontribuar negativisht. Kontributin më të ulët në rritjen ekonomike e ka dhënë Qarku Tiranë me -1,40 pikë përqindje, i pasuar nga Qarku Durrës me një kontribut prej -0,59 pikë përqindje dhe Qarku Fier me një kontribut prej -0,58 pikë përqindje.

    Tirana me të ardhurat me të larta për frymë, Kukësi më të ulëtat

    Në vitin 2020, niveli i PBB-së për frymë në rajonin statistikor nivel 1 (Republika e Shqipërisë), arriti në 579 mijë Lekë. Krahasuar me vitin 2019 PBB për frymë në terma nominale shënoi një rënie me -2,27%.

    Në Veri, PBB për frymë u vlerësua 465 mijë Lekë, duke shënuar një rënie në terma nominale me -3,37%, krahasuar me vitin 2019. PBB për frymë e këtij rajoni rezultoi -19,76% nën mesataren e vendit.

    Në Qendër, PBB për frymë u vlerësua 695 mijë Lekë, duke shënuar një rënie në terma nominale me -2,30%, krahasuar me vitin 2019. PBB për frymë e këtij rajoni rezultoi 20,05% mbi mesataren e vendit.

    Në Jug, PBB për frymë u vlerësua 527 mijë Lekë, duke shënuar një rënie në terma nominale me -1,72%, krahasuar me vitin 2019. PBB për frymë e këtij rajoni rezultoi -9,04% nën mesataren e vendit.

    Niveli më i lartë i PBB-së për frymë në vitin 2020, ishte në Qarkun Tiranë, me 777 mijë Lekë dhe shënoi një rënie në terma nominale me -3,23%, krahasuar me vitin 2019. PBB për frymë e këtij qarku rezultoi 34,14% mbi mesataren e vendit.

    Më pas renditet Qarku Fier me 619 mijë Lekë, duke shënuar një rënie në terma nominale me -4,01%, ndaj vitit 2019. PBB për frymë e këtij qarku rezultoi 6,81% mbi mesataren e vendit.

    Niveli më i ulët i PBB-së për frymë në vitin 2020, u vlerësua në Qarkun Kukës me 365 mijë Lekë duke shënuar një rritje në terma nominale me + 1,27%, krahasuar me vitin 2019.

    PBB për frymë e këtij qarku rezultoi -37,07% nën mesataren e vendit. Më tej, me PBB-në për frymë më të ulët vijon Qarku Lezhë me 413 mijë Lekë duke shënuar një rënie në terma nominale -3,99% ndaj vitit 2019. PBB për frymë e këtij qarku rezultoi -28,79% nën mesataren e vendit.

    Në vitin 2020 është 25.851 milionë PPS. PBB për frymë në PPS për vitin 2020 për Republikën e Shqipërisë është 30,5% e mesatares së Bashkimit Evropian. Sipas rajoneve statistikore, në rajonin Qendër, PBB për frymë në PPS për vitin 2020 ishte 36,6%, në rajonin Veri 24,4% dhe në rajonin Jug 27,7%.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit