6.5 C
Tirana
E martë, 3 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Vizion Plus mbyll ‘Al Pazar” të Agron LLakajt

    Spektakli i ndërrimit të viteve riktheu në skenën e ‘Portokallisë’ në 20 vjetorin e saj, një nga themeluesit dhe drejtuesit e parë të emisionit të njohur të humorit, Agron Llaka.

    Artisti i njohur u rikthye në të njëjtën skenë nga ku u largua 13 vite më parë duke marrë entuziazmin e publikut si një e papritur e bukur e ‘Portokallisë’.

    Goni-Gjini, dyshja shume e suksesshme me aktorin Bes Kallaku si dhe roli emblematik i Anesë me Bora Zemanin, krijuan një atmosfere elektrizuese në sallë.

    Një moment nostalgjie, por tregues i fuqisë artistike dhe dashurisë së publikut për këtë aktor të dashur, ikonë të ‘Portokallisë’.

    Ndërkohë që ‘Top Channel’ e riktheu në skenën e ‘Portokallisë’, si një imazh i bukur artistik, ‘Vizion Plus’ mbyll spektaklin e humorit ‘Al Pazar’, show që ka për autor Agron Llakën.

    Mësohet se Llaka vijon të jetë ende pjesë e Vizion Plus, por jo më si autor dhe drejtues i Al Pazar.

    Mbyllja e Al Pazar vjen në vijim të mbylljes së disa spektakleve të humorit. Kujtojmë që të njëjtin fat pati dhe Kosherja dhe Klanifornia.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit