-Di të vjedhësh? Po!
-Di të fshehësh? Jo!
Zyrtarja e lartë publike Alda Klosi pardje groposi veten përsëgjalli me denoncimin që bëri në polici për vjedhjen e shtëpisë së saj.
Pa u menduar thellë, hajdutja e parave publike mori më qafë veten dhe të tjerë të rracës së saj.
Policia e Edi Ramës nuk e mbrojti. Policia e Edi Ramës nuk e fshehu dot lajmin dhe emrin e “viktimës” më tepër se dy ditë.
Policia e Edi Ramës e kallëzoi në prokurori zyrtren e shtetit duke ndezur kështu alarmin edhe kundër hajdutëve të tjerë budallenj të administratës.
Jemi në vit elektoral dhe si fillim revolucioni do hajë bijtë e vet duke pastruar e kastruar zyrtarë të mbingopur.
Pastrohet në fillim qeveria, partia, bashkia dhe i thuhet elektoratit “i flaka hajdutët, më jep përsëri votën”.
Prisni se nuk keni parë gjë akoma. Gjithësesi ti që punon në shtet ku e ke shtëpinë?