-0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Vjedhje me vendim qeverie: Bordet e ngritura nga Rama po na i ngrejnë çmimet, nuk po i ulin

    Bordi i Transparencës ka marrë vendimin për tregtimin me pakicë për katër produkte ushqimore që do të hyjnë në fuqi nga dita e sotme.

    Kështu orizi kokërrgjatë do të shitet me 104 lekë për kg, sheqeri me 123 lekë për kg, vaji i lulediellit me 321 lekë për litër dhe mielli masiv me 90.5 lekë për kg.

    Ky vendim është marrë ditën e djeshme por është bërë publik sot. Ai është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë produktet e përcaktuara në këtë vendim.

    Ndërkohë, ajo që vihet re është se çmimi i vajit të lulediellit dhe sheqerit ka shënuar rritje.

    Edhe pse Bordet e Transparencës u ngritën nga Edi Rama për uljen dhe mbajtjen nën kontroll të çmimeve, për të mos pasur abuzime, duket se në fakt, Bordet janë ngritur vetëm për rritjen e çmimeve, por me vendim Qeverie.

    Kështu po ndodh prej ditësh edhe me karburantet dhe gazin, që ka pësuar një rritje të frikshme, me vendim të Bordit.

    Pra ato që u ngritën për të na lehtësuar çmimet, në fakt po përdoren për t’i ngritur edhe më shumë çmimet.

    Arsyeja? Sepse oligarkët e karburanteve dhe ushqimeve fitojnë më shumë, por edhe Qeveria fiton më shumë, pasi sa më të larta çmimet, aq më shumë rriten taksat dhe për rrjedhojë, rriten edhe fitimet e Qeverisë.

    Ndaj, le t’i gëzojmë Bordet!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit