20.5 C
Tirana
E enjte, 9 Tetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Vjosa zyrtarisht pjesë e UNESCO

    Lumi Vjosa është përfshirë zyrtarisht në programin “Njeriu dhe Biosfera” si pjesë e listës së trashëgimisë botërore.

    Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ku ka ndarë për publikun edhe foton e dokumentit, shkruan A2 CNN.

    “Vjosa është përfshirë zyrtarisht në programin “Njeriu dhe Biosfera” si pjesë e listës së trashëgimisë botërore”, ka shkruar Rama në faqen e tij në Facebook.

    Lumi Vjosa zyrtarisht pjesë e UNESCO, përfshihet në programin

    “Njeriu dhe Biosfera” është program i UNESCO-s dhe kjo do të thotë se lumi Vjosa është bërë zyrtarisht pjesë e kësaj organizate.

    Lumi Vjosa është lumi i vetëm i virgjër në Europë dhe për mbrojtjen e tij kanë reaguar një sërë aktorësh ndërkombëtar, mes të cilëve edhe Leonardo DiCaprio.

    Kujtojmë se Lumi Vjosa është shpallur në vitin 2023 Park Kombëtar.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit