16.5 C
Tirana
E enjte, 19 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Vladimir Putin alarmon botën: Të gatshëm të përdorim të gjithë arsenalin ushtarak, mobilizohuni

    Presidenti rus Vladimir Putin, mëngjesin e kësaj të mëkure mbajti një konferencë të jashtëzakonshme për herë të parë që prej fillimit të luftë në Ukrainë.

    Gjatë fjalës së tij ai u ndal edhe te çështja e armëve bërthamore, ku tha se Perëndimi po i shantazhon prandaj dhe Rusia është e gatshme të përdorë të gjithë arsenalin ushtarak për të mbrojtur popullin e saj.

    “Perëndimi ka shkuar shumë përtej kufijve të agresionit kundër Rusisë. Janë ata që na shantazhojnë për përdorimin e armëve atomike.

    Unë i them Perëndimit: ne kemi kaq shumë armë me të cilat duhet të përgjigjemi. Dhe ne do të përdorim çdo burim për të mbrojmë popullin tonë”,  tha Putin.

    Ai theksoi se Perëndimi është duke u përpjekur për të bllokuar çdo pavarësi dhe zhvillim si dhe ka shpallur “mobilizim të pjesshëm ushtarak ” në Rusi.

    “Dekreti është nënshkruar. Është një çështje për të mbrojtur territorin tonë, vendin tonë . Perëndimi dëshiron të na shkatërrojë. Qëllimi ynë është të çlirojmë Donbasin, tashmë pothuajse plotësisht i çliruar.

    Perëndimi nuk dëshiron paqe mes Rusisë dhe Ukrainës. Unë i kam dhënë një mandat qeverisë për t’u dhënë status ligjor vullnetarëve që luftojnë në Donbas. Shumica e njerëzve në atë zonë historike në Ukrainë nuk duan të qëndrojnë nën zgjedhën e neo-nazistëve.

    Për ta arritur këtë (çlirimin e Donbass) operacioni special ushtarak është zgjidhja e pashmangshme. Objektivi që mbetet i pandryshuar.

    Sa i përket propozimit për një referendum për t’i kaluar Rusisë (në katër rajone të shpërndara midis Donbasit dhe Ukrainës jugore), ne i mbështesim ata popuj. Rusia do të bëjë gjithçka për të siguruar që referendumet të zhvillohen”, tha Putin.

    “300 mijë rezervistë thirren për luftë” – Rusia shpalos planin për aneksimin e Ukrainës, rrezik për përplasje me NATO-n

    Rusia ka shpalosur planin e saj për aneksimin e Ukrainës në qendër të së cilit janë referendumi dhe mobilizimi i 300 mijë rezervistëve ushtarakë.

    Sa i takon referendumit, lajmi u bë i ditur më 20 shtator dhe do të mbahet në rajonet e vetshpallura të Donjeckut dhe Luhanskut.

    Referendumet, në këto dy rajone lindore ukrainase, sipas separatistëve ruse do të organizohen nga 23 deri më 27 shtator.

    Rajonet e Hersonit dhe Zaporizhjës, që ende nuk janë njohur si shtete të pavarura nga Rusia, thanë po ashtu se do të mbajnë referendume.

    Rusia nuk ka kontrollin e plotë e asnjërit prej këtyre katër rajoneve dhe vetëm rreth 60 për qind e rajonit të Donjeckut është nën kontrollin rus.

    Sa territor mund të humbë Ukraina?

    Territori që Rusia ka nën kontroll është mbi 90.000 kilometra katrorë apo 15 për qind e gjithë territorit të Ukrainës. Kjo hapësirë është sa madhësia e Hungarisë ose Portugalisë.

    Rusia aneksoi Gadishullin ukrainas të Krimesë më 2014. Me Krimenë dhe territorin e katër rajoneve të tjera, Rusia do të përfitonte një territor sa përafërsisht sipërfaqja e shtetit amerikan të Pensilvanisë, shkruan REL.

    Cila është rëndësia?

    Nëse Moska vazhdon përpara me planet për mbajtjen e referendumeve dhe arrin të bashkojë këto katër rajone me Rusinë, atëherë Ukraina – dhe potencialisht edhe mbështetësit e saj perëndimorë – nga perspektiva ruse, do të luftonin kundër vetë Rusisë.

    Kjo do të rriste rrezikun e një konfrontimi të drejtpërdrejtë ushtarak midis Rusisë dhe aleancës së NATO-s. Ky është një skenar, i cili, siç ka thënë presidenti amerikan, Joe Biden, mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore, sepse anëtarët e NATO-s po furnizojnë me armë dhe po i japin informacione të inteligjencës Ukrainës.

    Por, një veprim i nxituar nga ana ruse për të aneksuar zyrtarisht një pjesë tjetër të madhe të territorit ukrainas do të ishte një përshkallëzim i madh. Njoftimi për planet për organizimin e referendumeve vjen disa ditë pas humbjes, potencialisht më të rëndësishme ruse, në fushëbetejë në Ukrainën lindore.

    Kjo pasi një kundërofensivë e nisur nga forcat ukrainase ka larguar trupat ruse nga shumica e territorit të rajonit ukrainas të Harkivit.

    Doktrina bërthamore e Rusisë lejon që shteti të përdorë armë bërthamore nëse sulmohet me armë të njëjta apo me armë të shkatërrimit në masë.

    Po ashtu, përdorimi i armëve bërthamore, sipas doktrinës ruse, lejohet nëse shteti përballet me krizë ekzistenciale nga armët konvencionale.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit