7.5 C
Tirana
E martë, 30 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Vlora pa ujë dhe mësimi që na jep Flaurens Shoshi

    Nga Luan Rama

    Ana e përkundërt e tufës së drejtorëve që o janë në burg, o janë në arrest shtëpie dhe e ca të tjerëve që kanë marrë arratinë për t’i shpëtuar drejtësisë, është inxhinieri Flaurens Shoshi, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve.

    Ai prej disa ditësh gjendet në Vlorë, në krye të përpjekjeve e punëve për të ndrequr defektin e rëndë në sistemin e ujësjellësit, prej të cilit kanë mbetur pa ujë gjithë banorët dhe bizneset e qytetit.

    Shembulli i tij kurajoz për t’iu bashkuar qytetarëve vlonjatë në hallin që i ka zënë, është në fakt edhe dëshmia se përse Flaurensi është ndryshe e nuk ka asnjë pikëtakimi me ata të tjerët, ç’janë e ç’kanë qenë; drejtorë rrugësh a tatimesh, drejtorë hipotekash apo spitalesh, drejtorë bashkish si ata të 5-D apo drejtorë të qeverisë si të AKSHI-t apo të tjerë të cilët si nyjen e marrdhënies e të komunikimit të tyre me qytetarët kanë SPAK-un, burgun dhe ligjin!

    Këta, të shumtët që sot gjenden përballë drejtësisë, qytetarët i kanë njohur prej bëmave që gjenden në dosjet e SPAK-ut. Gjurmët e tyre janë gjurmë vjedhjesh, gjurmë shpërdorimi dhe abuzimi.

    Ndërsa Flaurens Shoshin e njohin prej punës që ai e kryen me përkushtim dhe ndershmëri. Gjurmët e punës së tij i gjen prej Malësisë së Madhe e Shkodrës e deri në Vlorë gjatë këtyre ditëve.

    Fytyrat e të shumtëve qytetarët i kanë parë kapërdisur përkrah shefave duke ua imituar arrogancën me servilizëm të pështirë, e mandej i kanë parë edhe në kronikat nga SPAK-u, ku shkojnë në “paradën e hajdutëve” apo në parakalimin e shkelësve të ligjit.

    Ndërsa portretin e Flaurens Shoshit e panë sot mes qytetarëve, bërë njësh me ta duke u folur me dorë në zemër dhe sy më sy.

    E nëse qytetarët e Vlorës, pavarësisht hallit të madh që i ka zënë, besojnë se gjendja e rëndë e mungesës së furnizimit me ujë do të zgjidhet, kjo lidhet me faktin se ata i besojnë Flaurens Shoshit jo vetëm prej fjalëve që ai u tha duke qenë mes tyre, por, ngaqë e kanë parë në punë gjithë këto ditë.

    E kanë parë aty, të përkushtuar, të palodhur dhe të vërtetë. Flaurensi nuk di të kapërdiset, nuk di të bërtasë e as të rend për t’iu ngjitur nga pas shefit.

    Flaurensi di të punojë. Ndaj ai di të bëjë edhe atë që nuk e bëjnë dot as ministrat, as deputetët, as këshilltarët dhe as ofiqarët e tjerë të Vlorës, të jetë në anën e qytetarëve.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit