33.5 C
Tirana
E shtunë, 5 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Vrasës, hajdut, i shitur tek oligarkët”: Demokratët “përleshen me njëri-tjetrin në Kuvend, socialistët i ndajnë

    Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka debutuar në Kuvend me demokratin tjetër, deputetin e Rithemelimit Flamur Noka.

    Bardhi deklaroi se ish kryeministri Sali Berisha i ka dërguar mesazh demokratëve të votojnë kundër Komisionit për Investimet Strategjike duke mbrojtur interesat e Ramës.

    “Merri leje Doktorit dhe dil sqaro demokratët pse jen bashkuar me socialistët për të bllokuar komisionin pr investimet strategjike.

    Pse ka nisur Berisha mesazh te deputetët e tij që të votojnë kundër komisionit. Sa i takon elektoratit unë nuk kam ardhur ndonjëherë në zyrën tënde. Ti ke ardhur në zyrën time dhe ke thënë mos më ço në Kukës se më djeg anëtarësia”, tha Bardhi.

    Në këtë çast Noka tentoi të replikojë por u ndërpre nga drejtuesja e seancës Ermonela Felaj.

    “Replikë mbi replikën nuk ka. Problemet që keni mes jush zgjidhini te partia juaj”, u shpreh ajo.

    Noka akuzoi disa nga deputetët e PD se po bashkëpunojnë me mazhorancën.

    Noka: Unë e di që ju funksiononi këtu me disa marioneta, por jo me ne. Sepse ne shumë shpejt do të dalim në rrugë dhe do ju rrëzojmë.

    Bardhi: Dil dhe merr leje te doktori dhe sqaro demokratët se përse Berisha u ka dërguar mesazh që bashkë me socialistët të bllokojnë komisionin për investiimet.

    Sa për elektoratin unë nuk kam ardhur asnjëherë në zyrën tuaj, por ti ke ardhur në zyrën time dhe ke thënë mos më ço në Kukës.

    Noka: I vetmi që u bë deputet mbi gjakun e një njeriu, nuk ka pasur më parë ky Parlament.

    “Enki, Gazi dhe Jorka nuk dalin dot nga shtëpia”, Noka: Jeni shërbëtorë të Edi Ramës

    Flamur Noka e ka sjellë sot në foltoren e Kuvendit konfliktin e brendshëm të Partisë Demokratike. Shërbëtorë të Edi Ramës, i quajti Noka, Enkelejd Alibeajn, Gazment Bardhin dhe Jorida Tabakun.

    Demokrati tha se ata nuk kanë lidhje me opozitën dhe se nuk mund të përfshihen në komisionin e reformës territoriale. Sipas tij, maxhoranca nuk mund të përcaktojë se cila do të jetë opozita.

    “E dini ju që Enki, Gazi, Jorka nuk dalin dot nga shtëpia. Dhe ju i i keni caktuar opozitë. A e dini ju që i gjithë populli opozitar nuk është për pazar me ju.

    Ku iu çon mushka me këtë histori. A e bëtë një komision për iceneneratorët, iu bë lavazh Edi Ramës. A ishte komisioni i zgjedhjeve, i vjedhjes së votave në 25 prill.

    Ku shkoi Taulant komisioni i reformës zgjedhore. A mos e ndatë kokë më kokë këtë punë. A e dinë demokratët dhe shqiptarët se kush është regjimi? Ku shkoi ai komision?

    A ka ndonjë shqiptar që e di se cili është rezultati i atij komisioni që sot po na ngrohet një komision tjetër. Çfarë lidhje ka Enki, Gazi dhe Jorka me reformën territoriale?

    Asnjë lidhje s’kanë. Ata nuk dalin dot nga shtëpia. Gazi e ka tmerr Elbasanin se i bie të fikët. Këtu ka shërbëtorë dhe fake opozitë”, tha Noka.

    Bardhi sfidon Nokë: A e përmend dot emrin e Kastratit?

    Në debatin që ka pasur me Flamur Nokën, Gazment Bardhi e ka sfiduar atë nëse del dot dhe të denoncojë me emër, atë që ai e cilësoi si oligarkun e naftës.

    “Në fakt do i kërkoj falje demokratëve që duhet ti kthej përgjigje një kolegu nga opozita.

    Prita të fliste për naftën, po drejtonte gishtat lartë e poshtë.

    Po nuk përmendi kush është oligarku i naftës.

    Dil atje dhe fol për Çet Kastratin po ta mbajti, se ai i përfiton abuzimet me çmimet e naftës, por s’ke guxim ti ta përmendësh.

    Nuk ke guxim ti përmendësh oligarkët që kjo fake opozitë i përmend çdo ditë”, tha Bardhi, ndërsa replikonte me Nokën.

    Ky i fundit është përfolur edhe më parë për këtë lidhje, madje u akuzua nga vetë demokratët se ishte paguar të prishte protestën për taksën e “Rrugës së Kombit”.

     

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit