18.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Gusht, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Vrasja e shqiptarit në Belgjikë, Jean Claude Van Damme bën shqiponjën me duar dhe shpreh ngushëllimet: Humba një mik të madh

    Aktori i famshëm Jean-Claude Van Damme ka reaguar me trishtim për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur disa ditë më parë në Belgjikë, ku humbi jetën Ndue Mylyshi.

    Në një mesazh prekës, i publikuar nga një spital në Francë, ku ndodhej pas një ndërhyrjeje në shpinë, Van Damme shprehu ngushëllimet e tij për familjen e mikut të ngushtë, të njohur edhe me emrin Noel.

    Në video ai shihet duke u ngritur nga krevati dhe duke bërë simbolin e shqiponjës me duar.

    “Sapo kam humbur një mik të madh, Noel Mylyshi nga Shqipëria. I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së tij”, u shpreh aktori në mesazhin e tij.

    Ngjarja ndodhi të dielën mbrëma në lagjen Itterbeek të Anderlecht-it, ku 61-vjeçari shqiptar, pronar i kafenesë “Maison Haute” dhe një apartamenti mbi të, u qëllua për vdekje.

    Sipas hetimeve, konflikti kishte nisur më herët me qiramarrësin që banonte në katin e tretë, i cili atë ditë ishte dëbuar nga banesa.

    Pas një sherri verbal, ai e kishte paralajmëruar se do të kthehej në mbrëmje. Rreth orës 20:30, në ambientet e kafenesë u dëgjuan katër të shtëna. Mylyshi u transportua me urgjencë në spital, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit