5.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Vrasja i lë vend vrasjes tjetër: Shqipëria nuk gjen qetësi

    Pas dy vrasjeve të një dite me parë në Elbasan dhe në Sarandë, një tjetër ngjarje e rëndë kriminale është raportuar sot në Vlorë.

    Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe një tjetër është plagosur, pasi janë qëlluar nga një makinë në lëvizje në aksin Fier-Vlorë në afërsi të fshatit Panaja, teksa po udhëtonin me makinën e tyre.

    Makina e tyre tip ‘B-Class’ është qëlluar me breshëri kallashnikovi në ecje nga mbrapa, dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal në afërsi të mbikalimit të Panajasë.

    Sakaq një makinë është gjetur e djegur në Frakull të Fierit dhe dyshohet se i përket autorëve.

    Si pasojë e atentatit është bllokuar autostrada Fier-Vlorë, pasi është krijuar një trafik i rënduar.

    Njoftimi i Policisë

    Sot, rreth orës 09:50, në dalje të fshatit Panaja, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në rrethana ende të pa qarta, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri, dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët ndodhen brenda një automjeti tip “Benz”.

    Gjatë krehjes së zonës, në fshatin Çerven, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur tip “BMW”, pa targa, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes. Nga kqyrja paraprake e automjetit dallohen në brendësi të tij, 3 armë zjarri automatike.

    Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndodhet në vendin e ngjarjes, ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identfikimin dhe kapjen e autorit/ve, si dhe identifikimin e dy shtetasve të gjendur pa shenja jete.

    Shërbimet e Policisë së DVP Vlorë, Delta Forcës e FNSH-së, në bashkëpunim me DVP Fier kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autrorëve.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit