8.5 C
Tirana
E hënë, 23 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Vulgare dhe e pamëshirshme”- Ish-njeriu i afërt i Berishës komenton intervistën e Argitës: Çfarë më kanë thënë në konfidencë biznesmenët që punonin me të

    Intervista e vajzës së Berishës në kanalin TCH në një emision të drejtuar nga ish-deputetja e PD, Grida Dume, ka ngjallur debate e polemika.

    Besnikët e Berishës e kanë vlerësuar me nota të larta, por nuk është kështu për një nga njohësit e familjes Berisha dhe analizues i saj i përditshëm për vite me radhë, gazetari Mero Baze.

    “Intervista rezatonte mungesë mëshirë të vajzës për babain plak dhe burrin e saj në burg, të cilët në fakt të dy po paguajnë etjen e saj për pasuri dhe paaftësinë e saj edhe si juriste, për të fshehur gjurmët e krimeve të saj në pushtet” – thotë Baze.

    Ai mendon se shfaqja e saj publike ishte një ngjarje e rëndësishme, pasi ka thyer disa mite të përhapura nga vet familja Berisha. Miti i parë është “miti i profesionistes”.

    “Unë kam qenë ndoshta i pari që e kam njohur si juristen më të paaftë që kam takuar në këtë vend, madje dhe nga ata të plepave, por për këtë ka qenë e vështirë t’i bindje njerëzit kur ajo ishte në pushtet dhe u merrte një taksë mujore bizneseve të mëdha për “këshilla”, që ata të kalonin pengesat, duke thënë kemi avokate Argitën.

    Shumë prej tyre pak nga pak e pranonin në kofidencë që thjesht e paguajnë dhe nuk punojnë me të. Dje kur ajo kishte hallin më të madh të jetës së saj, nuk dinte të sillej dot së paku si juriste, por imitonte gjuhën vulgare të babait të saj, fjalorin e kufizuar që komplekset e saj të brendshme, qoftë dhe për të buzëqeshur, e rrudhin edhe më, dhe e bëjnë gjuhën e saj më të shpifur.

    Nga goja e një gruaja të pjekur dëgjoje fjali vulgare, nga ato që Sali Berisha i thotë për militantët e Bathores në fund të mitingut kur nuk ka çfarë thotë.

    Shterpësia e saj profesionale si juriste nuk vjen vetëm nga fakti se nuk ka çfarë thotë për dosjen e saj korruptive, por mbi të gjitha se ajo nuk ka menduar si juriste kur ka vjedhur, dhe nuk ka si mendon tani pasi është kapur. Ajo ka menduar gjithnjë si vajzë e babait dhe tani po përpiqet të mbrohet si vajzë e babait” – thotë berishologu Baze.

    Për Bazen, Argita është pjesë e Berishës, mendja dhe gjuha e saj komandohen nga truri i Berishës. Ai mendob se kushdo që ka pritur një të “vërtetë” tjetër prej saj, nuk mund të jetë veç naiv i pandreqshëm; kushdo që ka pritur të dallonte brerje ndërgjegje, reflektim, pendese, ka harxhuar kohën kot.

    “Argita, si përfituese e korrupsionit të Berishës, nuk ndahet dot nga afera, por dalja e saj publike jo nga pozicioni i gruas, i familjarit të prekur, por nga pozicioni i akuzatorit të drejtësisë së re, dalja për t’i bërë në darkë SPAK-ut të njëjtin gjyq që Berisha ia bën çdo ditë në drekë, ishte zhgënjyese për gjithë dashamirësit. Argita doli në media si pjesë e trupit të Berishës, jo si vetvetja” – thotë gazetari.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit