Kompania hungareze e fluturimeve Wizz Air, njihet si “low cost” dhe si e tillë ka nisur operimin dhe në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Por, duket se hungarezëve vetëm “nami” u ka mbetur se bëjnë fluturime me kosto të ulët.
Drejtuesit e kësaj kompanie kanë lobuar pranë kryeministrit Rama që Qeveria të hiqte dhe taksën e kufirit, 10 euro për pasagjer, për të justifikuar sipas tyre dhe më tej uljen e çmimeve të biletave. Në fakt, muajt e fundit çmimet për udhëtime nga Tirana drejt shteteve evropiane dhe anasjelltas janë rritur.
Wizz Air jo vetëm që tashmë nuk mund të quhet më “low cost”, por grumbullon dhe 20 milionë euro nga taksa e kufirit që i takojnë shtetit shqiptar. Pra, paratë që duhet të shkonin në buxhetin e shtetit, tashmë shkojnë në arkën e kompanisë hungareze.
“Ja vodhen 20 milione euro buxhetit dhe i cuan ne llogarine e Wizzairit. Tani si shperblim manushqja hungareze loë cost po u ngarkon qytetareve cmime abuzive. Lere sherbimin skandaloz pastaj. Sigurisht qe keta jane ne te drejten e tyre te vene cmimet qe duan. Por nuk kane te drejte te vjedhin taksen e kufirit. Riktheni taksen dhe merrni leket ne buxhet”, shkruan gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri.
Shënimi i plotë i tij për Wizz Air dhe taksën e kufirit:
Si e vodhen taksen e kufirit?
Distanca ajrore nga Milano ne Berlin eshte rreth 850 kilometra.
Distanca ajrore nga Tirana ne Viene eshte diku tek 810 kilometra.
Te udhetosh nga Milano ne Berlin, vajtje ardhje keto dite kushton me pak se 200 euro.
Te udhetosh nga Tirana ne Viene keto dite kushton minimalisht 550 euro.
Krahasojini cmimet per cdo destinacion. Rinasi eshte aeroporti me shtrenjte ne Europe. Shqiptaret paguajne te pakten dy here me shume se fqinjet europiane per fluturimet ajrore.
Para pak muajsh qeveria me propozimin e kryeministrit hoqi taksen e kufirit, e cila ishte 10 euro per pasagjer. Kjo ishte nje takse qe i sillte buxhetit rreth 20 milione euro ne vit. E hoqi kryeministri pasi takoi shefin e Wizzarit, duke u justifikuar se heqja e takses do te ulte cmimet e biletave per qytetaret.
Por biletat kane fluturuar ne qiell. Perfshire ato te Wizzairit, manushaqes low-cost.
Ja vodhen 20 milione euro buxhetit dhe i cuan ne llogarine e Wizzairit. Tani si shperblim manushqja hungareze low cost po u ngarkon qytetareve cmime abuzive. Lere sherbimin skandaloz pastaj.
Sigurisht qe keta jane ne te drejten e tyre te vene cmimet qe duan. Por nuk kane te drejte te vjedhin taksen e kufirit. Riktheni taksen dhe merrni leket ne buxhet. Boll hoqet taksa me lobime.
Cmimet me te larta tek biletat e fluturimeve, cmime nder me te lartat per ushqimet, kampione tek nafta per popullin me te varfer te Europes. Rjepje ne shkalle industriale.