10.5 C
Tirana
E premte, 15 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Xhaka iu tregoi organet gjenitale, Dorina Mema: Bravo, ai është burrë. Unë jam për luftë me serbët

    Dorina Mema, e cila prej vitesh jeton në Dubai, ka komentuar përplasjen e Granit Xhakës me serbët në ndeshjen mes Zvicrës dhe Serbisë.

    “Në Katar është përfolur veprimi i djalit, i Xhakës. Mua më pëlqeu, sepse në fund të fundit është mashkull.

    Më pëlqeu që reagoi, sepse e shanë, e kanë ofenduar. Ky e ka dëgjuar dhe normalisht që do u kthehet. Shyqyr që nuk isha unë atje.

    Një grup 20 vetë do bëhej atje. Do merrja leje në shtetin e Katarit që shqiponja të mos pushonte asnjë sekondë. Sa keq që s’kemi qenë dhe ne atje.

    Unë jam nga Kruja, jam për luftra. Unë nuk tërhiqem mbrapsht. Ai njeri që të shan duhet të marrë atë që meriton. Ai duroi boll aty. Kishte shumë provokime dhe ishte vetëm.

    Mos harro që ishte vetëm, se po të ishin të gjithë shqiptarët bashkë ta shikonin ata se si iknin. Po Katari nuk ka shumë shqiptarë që të bëjnë tifo aty. Po flasim për një shqiptar që po na nderon”, ka thënë Dorina Mema.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit