12.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Xhemi Shehu flet për “rivalitetin” me Fjoralba Ponarin!

    Xhemi Shehu u rikthye mbrëmjen e djeshme në “Portokalli” pas një mungese dy vjecare në spektaklin e humorit. Moderatorja ishte ftuar sot në “Wake Up”, ku foli edhe për këtë moment.

    “Rikthimi im në “Portokalli” është si taman një histori dashurie nga këto që zihesh, ndahesh dhe bashkohesh prapë se të merr malli se nuk shkëputesh dot.

    Është e pabesueshme, unë nuk e dija që do rikthehesha. Nuk e mendoja këtë rikthimin. Madje kisha menduar se isha shkëputur përfundimisht nga ekrani.

    U futa pak në shina me “Qesh mirë kush qesh i fundit” por ai ishte një format i shkurtër. Mendoj se nuk më janë ndezur mirë motorët se pas dy vitesh shkëputje duhet pak punë.

    Por, ndjesia ime është sikur nuk jam shkëputur asnjëherë duke qenë se edhe me kolegët kam pasur kontakte.

    Në fakt Salsano u bë shkak i rikthimit. Ai realizoi një takim mes meje dhe drejtuesve dhe ramë dakord për një rikthim”, tha ajo.

    Xhemi u rikthye në krah Salsanos, por edhe prezantueses tjetër, Fjoralba Ponari. E pyetur për bashkëpunimin me këtë të fundit, moderatorja tha se mes tyre nuk ka asnjë rivalitet dhe se është me fat që moderon krah saj.

    Ndërsa në lidhje me shkëputjen e saj nga programi, Xhemi tha se vendosi të largohej për t’ju përkushtuar më shumë familjes dhe punëve private.

    “Ishte një periudhë që u lodha. ‘Portokallia’ ka qenë shumë angazhues dhe merrte shumë nga koha ime. Ka qenë periudha kur duhet të fokusohesha te familja ime dhe te disa punë private. Realisht duhet të shkëputesha. Por më vonë kuptova se vendi im është në ekran”, tha moderatorja.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit