Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë bërë prindër për herë të dytë. Ditën e sotme lindi djali i tyre, Amen!
Aktori i humorit, përmes një postimi në Instastory bëri me dije lajmin. Ai publikoi një foto të dorës së tij dhe të bebit, ku shkroi: “Ashtu si mbyllet fundi i çdo lutjeje me “Amen”, ashtu u mbyllën dhe ditët e pritjes tënde, Amen! Ashtu është edhe kuptimi i fjalës “Amen”, në dakordësi me Zotin, për ty”. Ai shtoi se për çdo haleluja ka një amen dhe për çdo amen, një haleluja.
Xhensila gjithashtu publikoi një foto në Instagram, ku shkroi: “1/11 11:11. Unë jam Amen! Çfarë rrugëtimi kemi pasur të dy së bashku në 9 muaj, biri im… Vetëm ne të dy në çdo vështirësi brenda 1 trupi. Ti i tregove mamit forcën tënde e unë mora forcë vetëm nga ti. Që tani e shikoj madhështinë tënde, biri im.
Misioni më i bukur i jetës sime është lumturia jote dhe e motrës tënde. Lutja ime për Ajken dhe ty është t’i keni duart e bashkuara gjithë jetën, të frymëzoni zemrat e njerëzve si motra dhe vëllai më i mirë për njëri-tjetrin. Të rritesh i fortë në shpirt, biri im (dhe) paç vullnetin për të bërë gjithçka në rrugën e Zotit”.
Xhensila dhe Besi janë gjithashtu prindër të vogëlushes Ajka.



