9.5 C
Tirana
E enjte, 12 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Xhensila me tekst “thumbues” ndaj Besit në këngën e re: Mos më kërko, e di o shpirt që të kam mërzit!

    Xhensila Myrtezaj po bëhet gati për lansimin e projektit të saj më të ri muzikor.

    Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram, ku ka publikuar edhe një fragment të këngës.

    “A ca po vjen, ca po vjen”, shkroi këngëtarja në postimin e saj në ‘InstaStory’.

    Për më tepër, ajo që pikasi vëmendjen e të gjithëve ishte teksti i këngës së saj të re që dukej mjaft pikant.

    “Ti mos më kërko, të të them lamtumirë, e di o shpirt që të kam mërzit, e di shumë mirë”, është një pjesë nga teksti i këngës që do të sjellë Xhensila.

    Disa mund të spekulojnë se me këto fjalë mund të ketë thumbuar Bes Kallakun, duke qenë se për muaj çifti i ka dhënë fund lidhjes së tyre.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit