9.5 C
Tirana
E hënë, 28 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Xhensila reagon (sërish) për lajmet se “është shtatzënë”

    Nëse në 2023-shin keni menduar se do të ketë makina fluturuese, na vjen keq t’ju themi, por në fakt, ende njerëzit mendojnë se është okay të pretendojnë se dikush është shtatzënë. Për të disatën herë qarkullojnë lajme se Xhensila Myrtezaj është shtatzënë, duke e bërë situatën pak të sikletshme.

    Kështu, këngëtarja edhe njëherë (e kemi humbur numërimin se sa e herë ka reaguar) ka përgënjeshtruar lajmin përmes një postimi në Instastory, ku shkruan: “Ok…më duket filluan prapë”, duke nënkuptuar se është e disata herë që qarkullojnë të tilla zëra.

    Xhensila reagon (sërish) për lajmet se “ështëXhensila dhe partneri i saj, Bes Kallaku, janë ndoshta një prej çifteve më të përfolur në media kur bëhet fjalë për thashetheme. Edhe më herët është përfolur se këngëtarja ishte shtatzënë. Kohë më parë thuhej se mes tyre kishte një krizë dhe se dyshja po ndaheshin dhe këto aludime çifti i ka mohuar vazhdimisht.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit