Pas disa javësh tensione dhe kritika ndaj Rogertit për mënyrën e tij të lojës dhe ofendimet e rënda ndaj banorëve të tjerë sidomos edhe pas ndodhive mbrëmjen e djeshme, Xumi ka vendosur të marrë një qëndrim publik, duke shprehur mbështetje të pakushtëzuar për banorin e diskutuar në rrjetet sociale.
“Për mendimin tim, Rogerti është lojtari më i sinqertë dhe më i fortë nga të gjithë. Nuk kam dashur të flas shumë për këtë ‘big’, por thjesht ky është opinioni im,” tha Xumi, duke shtuar se sjellja e Rogertit është gjithmonë e drejtpërdrejtë dhe e bazuar në parimet e tij personale.
Ai vijoi: “Ai është njeri i drejtë, dhe nëse bertet, ai bertet për të drejtën e tij. Kështu që, Go ROGERT dhe fitoje BIG-un! Mbështetjen time e ke deri në fund.”




