Ylli Manjani thotë se është i pakuptueshëm reagimi i Ambasadave të huaja për imunitetin e Belinda Ballukut.
Sipas tij, kjo që ndodh në Shqipëri, nuk ndodh në asnjë vend tjetër të Europës.
Reagimi i Manjanit
Për anëtarësimin në BE, Shqipëria ka mosplotësime kushtesh shumë më thelbësore sesa imuniteti nga arrestimi (jo nga ndjekja penale) i Belinda Ballukut.
Kështu që, ose do presim deri sa t’i plotësojmë ato kushte dhe, deri atëherë Belinda Balluku do jetë harruar që ekziston, ose BE do na pranojë kështu siç jemi edhe me këto cenet e imunitetit.
Jalla, reaguan ambasadat!
E ça pastaj?!
Kush ua kërkoi mendimin që duhet ta jepnin?!
Muhabet koti, po koti fare.
Le që ç’thanë?!
“Jemi dakord me anëtarësimin e Shqipërisë në BE”…
Rrofshi!
Po prap kush i pyeti?!
Vijoj të mendoj se qeveria shqiptare, nëpërmjet ministrit të Jashtëm duhet të vendosë në hullinë e ligjit ndërkombëtar këtë historinë e reagimit publik për çdo çështje të brendshme.
Asnjë ambasadë nuk lejohet ta bëjë këtë në asnjë vend tjetër.
Ça muhabeti është ky!
Kur s’ke punë, luan derën.
Vu leksionet diplomatike për demokracinë e shtetin.
Prapë po pyes: kush u pyeti?!
***
Kujtoj që kryeministri i Çekisë është nën akuzë për mashtrim me fondet e BE dhe, asnjë ambasador i BE nuk bën as gëk e as mëk, kur Parlamenti çek nuk ja hoqi imunitetin.
Këta që nuk po ruajnë paret e veta nga vendet anëtare, por kanë një mendim për drejtësinë e politikën tonë…
Pffff…



