6.5 C
Tirana
E premte, 27 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ylli Manjani revoltohet me këngën e Adem Jasharit në stadium: Ajo është një këngë e tmerrshme, s’ka lidhje me futbollin

    “Mora fjalë”, e kompozuar nga Naim Gjoshi dhe kënduar nga Shkurte Fejza, është kthyer në një “himn” gjatë ndeshjeve të kombëtares. Të pranishmit në stadium e kanë bërë traditë këndimin e këngës kushtuar heroit Adem Jashari.

    “Mund të më shpjegojë dikush se çfarë pune ka kënga e Adem Jasharit te Kombëtarja e Futbollit?” u shpreh Manjani në një intervistë me GogoCast.

    “Pa lidhje. Ajo është përdhosje e figurës së Adem Jasharit. Adem Jashari nuk ka qenë futbollist. Po të kishte qenë Panajot Pano. Dakord. Hajde, do e pranonim.

    Po ajo është një këngë e tmerrshme, çohu Adem. Pa lidhje. S’ka lidhje. Zero. Por ama po ta thuash këtë publikisht, do thotë që ti ke përdhosur [simbolet, të shkuarën, historinë]”, tha ai.

    Referuar komenteve, disa bien dakord me qëndrimin e Manjanit, ndërsa të tjerë e kundërshtojnë.

    “Më në fund e tha dikush,” shkruan një person. “Shumë mirë e ke. Futbolli s’ka lidhje me luftën,” komenton një tjetër. “Të drejtë ke; është bërë himn futbolli dhe nuk e kuptoj arsyen,” shkruan një i radhës.

    Nga ana tjetër, ka edhe shumë të tjerë që kritikojnë deklaratën e tij. “Është një këngë patriotike që motivon çdo shqiptar,” thekson dikush. “Ne, si popull, e ndiejmë në gen ndarjen, shtypjen, pushtimin shumëshekullor dhe jemi në kërkim të bashkimit, me të gjitha mënyrat, figurat e heronjtë,” shton një tjetër person.

    “Është thjesht një këngë që nxit dashurinë për kombin dhe na mbledh të gjithë bashkë,” lexohet në një tjetër koment.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit