7.5 C
Tirana
E enjte, 25 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Ylli Manjani vlerëson DPSHTRR: Ki inatin, po jepi hakun! Institucioni ka ndryshuar rrënjësisht

    Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani vlerëson shërbimet e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, duke thënë se ka pësuar një transformim total me cilësi të mirë, shërbim të shpejtë dhe informativ.

    “Ki inatin (mbaje madje), por jepi hakun”, shkruan Manjani teksa rrëfen edhe eksperiencën e tij personale duke thënë se ka kryer punë shumë shpejt në tre raste, pa qenë nevoja as për radhë dhe as për mik.

    Komenti i Manjanit vjen pas një debate virtual mes drejtorit të DPSHTRR, Blendi Gonxhe dhe gazetarit Klodian Tomorri, pasi ky i fundit ironizonte në një shkrim drejtorinë e transportit rrugor pse krahasonte shifrat e 2023 me 2019.

    Por Manjani thotë se menaxhimi i DPSHTRR-së ka treguar se institucionet shtetërore mund të jenë tepër cilësore, madje pa qenë nevoja të jepen me koncesion. “Ky lloj shërbimi meriton respekt”, shkruan ai.

    Komenti i plotë i Manjanit:

    Ki inatin po jepi hakun.

    DPSHTRR, ka komplet një tjetër shërbim. Cilësisht të mirë, të shpejtë dhe informativ. Transformim total me thënë të drejtën.

    Më ka qëlluar të marr shërbim 3 herë rrjesht këto kohët e fundit në sportel dhe ka qenë i shpejtë, cilësor dhe goxha informues. As radhë, as mik, as telefon, asgjë. Pak minuta në sportel të pastër dhe “u kry”.

    Ky lloj shërbimi meriton respekt.

    Ky lloj shërbimi tregon edhe njëherë se nuk ka pse të jetë privat shërbimi publik. As me koncension e as me P(ërr)P(ërr)P(ërr).

    Fjala vjen pse nuk është në të njëjtin nivel shërbimi Kadastra?!

    Po shërbimet mjeksore te privati pse nuk janë aq të mira dhe cilësore?!

    Thënë kjo, që është një e vërtetë e jetuar, nuk do me thënë se kemi lavdëruar qeverinë.

    Përkundrazi, shërbime të tilla janë prova që qeveria ja ka futur kot e më kot duke i dhënë privatit shërbime publike.

    Natyrisht shërbimi cilësisht i përmirsuar në DPSHTRR,nuk e bën nivelin demokratik, politik e të drejtësisë në Shqipëri më të mirë, të tërësi.

    Por gjëja e mirë duhet pranuar.

    Duhet treguar respekt për punën, duke i thënë tjetrit “puna e mbarë”.

    E përsëris:

    ki inatin (mbaje madje), por jepi hakun!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit