2.5 C
Tirana
E diel, 14 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Ylli Rakipi fton në emision Kozakun e “TikTok”-ut, habitet kur i thotë shifrën “e frikshme” që fiton në 1 muaj!

    TikToku është një ndër rrjetet sociale më popullore në Shqipëri, por edhe një prej ambienteve digjitale më problematikë.

    Për të diskutuar mbi ndikimin e rrjeteve sociale, veçanërisht TikTokut, gazetari Ylli Rakipi ftoi në emisionin e tij Kozak Baçin, personazh i njohur i Tik Tok.

    Kozaku ka thënë se ata të cilët ofendojnë, apo e përdorin TikTokun për veprime të paligjshme, janë një numër i vogël, ndërsa vetë ai tha se është personazh i cili “nuk njihet për sharje”.

    Gazetari Rakipi u habit kur Kozaku i zbuloi se përmes TikTokut ka fituar deri në 60 mijë dollarë në muaj.

    Pjesë nga diskutimi:

    Kozaku: Ka pasur muaj që kam fituar edhe nja 50-60 mijë dollarë. Në muaj flasim.

    Rakipi: Pashë video të tuat, nuk është se ti shan shumë, ka nga ata që shajnë shumë.

    Kozaku: Unë jam në një emision serioz, por ngaqë jam shumë i famshëm ka shumë njerëz që më sulmojnë. Dhe duhet me iu përgjigj.

    Rakipi: Duhet t’i përgjigjesh se siç thonë, dy duar për një kokë.

    Kozaku: Jo unë nuk i kërcënoj me familje. Unë njihem si Kozaku i intervistave, jo për sharje. Ka njerëz që më shajnë me nënë, me motër.

    Rakipi: Mos vallë ndodh kjo se u bien shikimet?

    Kozaku: Jo, kjo ndodh se në Shqipëri duhet të ketë një polici që të merret me Tik-Tokun, që kush shan, kush bën gjëra të tjera të arrestohet menjëherë. Se 6 veta janë që bëjnë këto.

    Rakipi: Sa orë merresh me TikTok

    Kozaku: Disa orë, pjesën tjetër e kaloj me familjen, me djalin, me nusen.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit