Gazetari Ylli Rakipi dhe deputeti i PD-së Belind Këlliçi kanë debatuar mbrëmjen e djeshme në lidhje me ftesën që ka marrë kryeministri Edi Rama për të qenë në Bordin e Paqes për Gazën.
Rakipi i tha se ideja që Ramën do të rrëzojnë amerikanët, po rezulton se nuk është e vërtetë, teksa i përmendi edhe “Non Gratën”e Sali Berishës.
Ndërsa Këlliçi ka deklaruar se kjo ide nuk ka e paraqitur publikisht asnjë anëtar i PD-së.
Ndërsa më tej, deputeti relativizoj ftesën e Trump ndaj Ramës, duke thënë se nuk ka ndonjë rëndësi, pasi ajo letër i ka vajtur mbi 140 liderëve.
Debati:
Ylli Rakipi: Trumpi ftoi Ramën për rregullimin e Gazës. Mos vallë keni gabuar zoti Belind me këtë ide, që Ramën do ta heqë Amerika? Mos e keni gabim?
Belind Këlliçi: Asnjë zyratr i PD, deri më sot, nuk ka mbajtur qëndrim që Amerika do të heqë Ramën apo do të vijnë forcat DELTA, apo do të ndodhë si në Venezuelë me Ramën. I kam parë në artikuj sidomos në media të majta, për të ridikulizuar edhe problematikat që Rama ka në SHBA. I kam parë në portalet e financuara nga paratë e buxhetit të shtetit, duke krijuar opnionin sikur ky është qëndrim zyrtar i PD.
Ajo që ka ndodhur, u krijua një bord paqeje i përkohshëm, ku janë ftuar të paktën 140 shtete. Ka 48 orë që qarkullon ky lajm, kryeministri e ka patur të nevojshme për të paraqitur një shkresë të gatshme, të heqë paralele me një ftesë të tillë, si një ftesë personale, tregon problemet që ka kryeministri.
Ylli Rakipi: Kjo nuk ka pikë rëndësie. Por Ramës i është dërguar një ftesë nga Presidenti Trump. Ju po luftoni me këtë armë, dhe ai u përgjigj më ketë armë. Edhe ti udhëton aty, më pak se Fatmiri normal, por mendoni… Kjo ju kthehet në bumerang. Tani Trumpi i sjell letër Ramës. Kaq i duhet Ramës, kjo letra. Atij i ka ardhur letër nga mbreti!
Belind Këlliçi: Bëjnë pjesë 140 vende.
Ylli Rakipi: Me idenë se kemi Trump dhe do ta bëjmë copa Ramën, ky merr një letër dhe ua fut…
Belind Këlliçi: Trumpin e ka Amerika.
Ylli Rakipi: Ke parë ti sa fotografi bën Fatmiri me kongresmenët? Edhe ti ke me Trumpin.
Belind Këlliçi: Përfshirja e Shqipërisë në këtë organizëm ku janë 140 shtete, është lajm i mirë që Shqipëria ka një zë të tillë. Pastaj, formaliteti me të cilin përcillet një ftesë, për kryeministrin.
Ylli Rakipi: Gabohesh edhe ti, që thua SHBA do të heqë non gratën. Dhe atij pastaj i sjell letër Trumpi. Ja e mori Rama Trumpin tani. Po ju çdo të bëni?
Belind Këlliçi: Kjo ftesa i ka shkuar 140 drejtuesve të shteteve të ftuara. Duam apo jo kryeministër i Shqipërisë është Rama. Fakti që ka patur nevojë ta pompojë këtë lajm, tregon nevojën dëshpëruese që ka kryeministri për të paraqitur një realitet të rremë në raport me marrëdhëniet që ka me SHBA.
Meqë Rama ka marrëdhënie të mirë me SHBA, shihni pak njoftimet zyrtare të ambasadave të Amerikës në Ballkan, përveç vendit tonë, të garantoj që në asnjë prej tyre, nuk sheh qëndrime… për drogën, për kartelet, korrupsionin, krimin e organizuar të infiltruar në çdo nivel të qeverisjes. Këto bëhen vetëm në shtetin shqiptar. Kjo tregon drejtpërdrejt prioritetet e kësaj administrate.



