12.8 C
Tirana
E martë, 13 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Ylli Rakipi pyet Fevziun pse Arian Çani e quan këllirë dhe fantomas, përgjigjet gazetari: S’merrem me budallenj

    Blendi Fevziu ka komentuar një reagim të kolegut të tij Arjan Çani, që shpërtheu ndaj tij në sharje vulgare pak ditë më parë në rrjetet sociale, duke e quajtur ndër të tjera, “fantomas” dhe “këllirë”.

    I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Fevziu zgjodhi ta injorojë moderatorin, duke u shprehur se nuk ka shqetësim dhe interes për njerëz që e shajnë dhe se komentet e tyre nuk ndryshojnë asgjë.

    Ylli Rakipi: Do të pyes për një gjë interesante. Një kolegu ynë, që ka filluar të më shajë edhe mua nëpër mesazhe që u dërgon njerëzve, të ka sharë në facebook. Për Arjan Çanin e kam fjalën. Si ka mundësi? Di gjë ti?

    Blendi Fevziu: Në përgjithësi jam i ftohtë ndaj komenteve. Nuk më bën përshtypje asgjë. Kam nja 4-5 njerëz, mendimi i të cilëve më intereson, që janë rreth i afërt. Nuk kam shqetësim për askënd që shan. Një periudhë kohe i ripostoja sharjet.

    E dyta, është shoqëri e hapur. Përshembull, nëse une mendoj që je budalla, ndryshon gjë kjo?Ja ta zëmë se mendon ti se jam budalla, çfarë ndryshon kjo për mua?

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit