6.5 C
Tirana
E martë, 24 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Yt atë ishte thjesht një burrë i mirë dhe i urtë Ersi, kaq!

    “Im atë nuk bënte kurrë kompromis për tre  gjëra. Për familjen, Zotin e Atdheun!” tha Ersi, djali i ish-presidentit Bujar Nishani në fjalimin e lamtumirës që u mbajt në varrezat e Sharrës.

    “Familja jonë sot i jep lamtumirë busullës së saj drejtuese.

    Kombi shqiptar i jep lamtumirën një shërbëtori të përulur.

    Zotit i shtohet një ëngjëll në parajsë. Lamtumirë baba, të qoftë i lehtë dheu”, shtoi ai.

    Në raste të tilla kuptohet dhimbja dhe emocionet, por dhe përpiqet të respektohet tradita shqiptare, se për të vdekurin nuk flitet keq.

    Por ndoshta djali i Bujar Nishanit do të bënte mirë të kujdesej të fliste vetëm për anën familjare të të atit, se atë politike apo patriotike, e njohin mirë të gjithë.

    Bujar Nishani konsiderohej thjesht një burrë i mirë, por nuk ishte as ndonjë patriot, as ndonjë politikan që do të mbahet mend për ndonjë kontribut të madh për vendin.

    Ai thjesht ishte një politikan i urtë dhe i bindur deri në fund ndaj Sali Berishës, falë dhe së cilit eci në politikë.

    Ndaj i biri do të bënte mirë të shmangte fjalët e mëdha, se jo për gjë, por kur flet për patriotizëm, të gjithëve iu kujtohet që vetë ai la pasaportën shqiptare për të jetuar në një shtet tjetër.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit