Ministria e Jashtme ka njoftuar se ka nisur procedura për zëvendësimin e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.
Në një njoftim në Twitter, ministria shkruan se për të shmangur spekulimet njofton se procedura për zëvendësimin e Kim ka nisur duke shtuar se nuk ka asnjë koment mbi emrin e ambasadorit të ri.
“Në përgjigje të interesimeve të medias gjatë gjithë ditës dhe për të shmangur çdo spekulim mbi ‘heshtjen’ e MEPJ, konfirmojmë se procedura e zëvendësimit të ambasadores Kim ka nisur zyrtarisht, ndërkohë që për emrin e ambasadorit të ri procedura nuk na mundëson të bëjmë komente” – shkruan Ministria e Jashtme.
Kim e ka nisur misionin në Shqipëri në janar 2020 ndërsa mandati i ambasadorëve amerikanë është tre vjet.