13.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Yuri Kim: Enver Hoxha u përpoq të helmojë miqësinë mes shqiptarëve dhe amerikanëve

    Ambasadorja Yuri Kim deklaroi ditën e sotme se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së, u tentuan të shkatërroheshin në periudhën e regjimit të diktatorit Enver Hoxha.

    Gjatë eventit që po zhvillohet në Tiranë në kuadër të 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve midis dy vendeve, Kim u shpreh se edhe pas 31 vitesh ka edhe shumë punë për të bërë për marëdhëniet e dy vendeve.

    “Regjimi i Hoxhës mbylli vendin dhe u përpoq të helmojë miqësinë mes shqiptarëve dhe amerikaneve.

    Në vitin 1991 pati një fillim të ri. Edhe pse kam parë me mijëra herë fotografi, ende më prekin shumë fotot e 300 mijë shqiptarëve.

    U mblodhën në sheshin Skënderbej për të thënë se ne jemi me ju, për të dëgjuar sekretarin Baker se liria funksionon.

    31 vite pas rënies së komunizmit mbetet ende shumë për të bërë. Mendoni sa shumë kemi përparuar”, u shpreh Kim.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit