15.5 C
Tirana
E enjte, 19 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Yuri Kim “mesazh” Berishës, në krah të Alibeajt

    Ambasada amerikane ka zbardhur përmes një postimi në rrjetet sociale takimin e ambasadores Yuri Kim me Taulant Ballën dhe Enkelejd Alibeajn në Kryesinë e Kuvendit.

    Kim ka vënë në dukje se është e rëndësishme që partitë politike të punojnë së bashku për të rritur transparencën dhe llogaridhënien e të gjitha institucione.

    Sipas saj, të gjitha forcat politike duhet të refuzojnë përpjekjet për të minuar demokracinë në Shqipërinë. Kim ka theksuar se tashmë është koha për të intensifikuar zbatimin e Reformës në Drejtësi.

    “Ambasadorja Yuri Kim u takua sot me Kryetarët e Grupeve Parlamentare Taulant Balla (PS) dhe Enkelejd Alibeaj (PD) për të diskutuar një gamë të gjerë çështjesh në agjendën e Parlamentit dhe marrëdhëniet dypalëshe SHBA-Shqipëri.

    Ambasadorja Kim nënvizoi rëndësinë që ka bashkëpunimi i të gjitha partive politike, për të rritur transparencën dhe përgjegjshmërinë e të gjitha institucioneve, për të refuzuar përpjekjet për të minuar demokracinë e Shqipërisë, për të përmirësuar rolin mbikëqyrës të Parlamentit dhe për të çuar Shqipërinë para me vendosmëri drejt përmbushjes së kërkesave për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian.

    Ajo theksoi gjithashtu që tani është koha për të shtuar përpjekjet për zbatimin e reformës në drejtësi, të cilën Parlamenti e kaloi njëzëri në 2016 dhe që po fillon të tregojë rezulate”, njoftoi Ambasada.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit