13.5 C
Tirana
E enjte, 19 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Zamira Kita tregon detaje nga filmi “Në kuadër të dashurisë”: Luizi është i këndshëm, na vë në siklet kur…

    Ashtu siç tashmë e kemi mësuar, në kastin e yjeve të filmit “Në kuadër të dashurisë” bën pjesë dhe aktorja e mirënjohur Zamira Kita.

    Në një intervistë të dhënë së fundmi për emisionin “Merre me Long Shoë” në Top Albania Radio, Zamira ka dhënë disa detaje ekskluzive nga xhirimet e filmit, por dhe ndërveprimin me personazhet e tjerë…

    “Sapo kam mbaruar grimin dhe jam gati të hyj në sallë të xhiroj sepse për fatin e mirë jemi në teatër sot. Publiku e ka mbushur sallën, janë të gjithë figurantët pjesë e publikut që do të ndjekin shfaqjen e teatrit, ku vijnë dhe personazhet e familjes sime, vajzat e mia që luhen nga Olta Gixhari dhe Sara Hoxha, burri im i dashur që luhet nga Ndriçim Xhepa. Është një kast shumë i mirë, për mua është një kënaqësi. Kam dhe krushkun, Luan Jaha, që është babai i dhëndrit, Luizit.

    Është pastaj dhe Ylber Bardhi, që për mua është qershia mbi tortë, është vëllai i dhëndrrit. Është atmosferë shumë e bukur, ka shumë humor. Filmi është një kino-komedi që është shkruar nga Koloreto Cukali që po bën dhe regjinë. Jemi lodhur të them të drejtën, po xhirojmë deri në 5 të mëngjesit sa ndonjëherë nuk arrijnë skenat të mbarohen sepse del drita”, tha Zamira.

    Po për sa i përket aktorit kryesor, Luizit?

    “Është shumë interesant. Është i panjohur si aktor, por në fakt është një aktor shumë i këndshëm, ka shumë organicitet në lojën e tij, është shumë i natyrshëm, i këndshëm. Ndonjëherë nuk e punojmë shumë skenarin, por ai me një të hedhur syrit në letër, me një lexim apo kalim teksti, ai është në xhirim i paparë, ecën shumë mirë. Ndonjëherë të vë në siklet kur ne nuk i mbajmë mend, apo gabojmë nga lodhja dhe ngarkesa e madhe, por është aktor shumë i mirë përveç se është i këndshëm. Është shumë i dashur”, tregon aktorja.

    Zamira ka vijuar duke treguar për filmin se: “Filmi është shumë i bukur, ka rëndësinë e vet që unë ia kam kushtuar siç duhet…”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit