Aktorja Zamira Kita ishte e ftuar dje në “Wake Up”, ku ka folur për eksperiencën e saj në filmin më të ri “Në kuadër të Dashurisë”.
Ndërkohë, lidhur me premierën në Pallatin e Kongreseve, aktorja u pyet lidhur me pjesëmarrjen e Sara Hoxhës, e cila nuk ishte e shoqëruar nga Ledri në tapetin e kuq.
Ajo u përgjigj duke thënë se reperi ka patur angazhime të shumta, prandaj e kishte të pamundur të ishte krahë partneres së tij.
“Do jetë në Prishtinë. E pyeta Sarën, por më tha që nuk kishte mundësi të vinte. Ata kanë shume ngarkesë shumë, kanë ngarkesë, kanë data. Janë disa evente të mëdha kështu që do të zgjedhë njërën prej tyre sepse kanë shumë angazhime.
Dori ishte në sallë, por nuk ishte në tapetin e kuq“, tha ajo.



