25.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Zayn Malik i bën unfollow Gigi-t, pas zërave se ajo po del me Leo DiCaprio-n

    Zayn Malik, ish-i i Gigi Hadid, nuk duket shumë entuziast për romancën e re mes modeles dhe Leo DiCaprio.

    Malik i bëri unfollow Hadid në Instagram, ndërsa modelja ende e ndjek atë.

    Zayn, tanimë ndjek vetëm 24 njerëz dhe gjysma janë llogari fansash, të tipit @zayn_1d.

    Kjo lëvizje e këngëtarit vjen pasi në media u raportua se Gigi Hadid po takohet me aktorin Leonardo DiCaprio dhe deri tani po bëjnë qejf dhe nuk kanë asgjë serioze.

    Malik dhe Hadid kanë qenë të lidhur për 6 vite, derisa u ndanë në tetor të vitit 2021, pasi u raportua se Zayn kishte goditur të ëmën e Gigi-t, Yolanda Hadid, pas një sherri.

    Zayn i mohoi kategorikisht akuzat dhe çifti u nda. Burimet, asokohe thanë për “The Sun” se ndarja ishte e përkohshme, pasi Zayn dhe Gigi u ndanë me qëllimin për t’u rikthyer sërish, thjesht në ato momente u duhej kohë vetëm.

    Më pas, një muaj më vonë, një burim tha për “E!” se rikthimi nuk do të ndodhte dhe se Gigi i kishte mbyllur hesapet me Zayn, përgjithmonë.

    Gjithsesi, Gigi nuk i ka ndaluar kurrë kontaktet me Zayn për hir të vajzës së tyre, vogëlueshes Khai, pasi të dy prindërit duan më të mirën për bebushen.

    Gigi ka ndarë në Instagram urimin për “Ditën e Baballarëve”, kushtuar Zayn, apo edhe meritat që i takojnë për organizimin e ditëlindjes së Khai-t.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit