15.5 C
Tirana
E premte, 18 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Zbardhen përgjimet e punësimeve në Ersekë, vartësi i Erion Isait kërkon “vendet vakante” në administratë

    Prokuroria e Korçës dhe SPAK, gjatë përgjimeve për abuzimet e zyrtarëve lokalë në Ersekë kanë zbardhur episode punësimesh të paligjshme në administratën e qytetit. Protagonist rezulton vartësi i kryebashkiakut Erion Isai, i cili kontakton me drejtorët e institucioneve lokale dhe u kërkon listën e vendeve vakante ku mund të bëheshin punësime.

    Përgjimet e Prokurorisë së Korçës dhe SPAK-ut kanë nxjerë zbuluar në veprimtari kriminale një anëtar të Këshillit Bashkiak të Ersekës në bashkinë e drejtuar nga Erion Isain.

    Në materialin e siguruar nga Ora News jepet një tablo e plotë se si kryhet punësimet në administratën shtetërore, ku një ose dy persona të vetëm kontrollojnë të gjitha vendet vakante dhe përcaktojnë pa asnjë lloj kriteri se kush do fillojë punë dhe kush jo.

    Sipas përgjimeve të administruara në dosjen hetimore, personi më operativ në këtë veprimtari rezulton të jetë vartësi i Erion Isait, Lirjan Hyseni, që mban dy detyra njëherësh, kryetar i Këshillit Bashkiak dhe Përgjegjës Pyjor.

    Nga një përgjim i kapur nga ana e prokurorisë, Lirjan Hyseni, bisedon me Drejtorin e Kujdesit Spitalor në Ersekë, të cilin e pyet për vendet vakante që ka në organikë.

    Drejtori i komunikon se është një vend vakant, shofer ambulance. Lirjan Hyseni, i komunikon që këtë vend të mos e zinte, pasi do punësonte shtetain Gramoz A.

    Në 27 janar 2022, prokuroria e ka verifikuar punësimin në fjalë.

    Nga analiza e përgjimeve telefonike të Lirjan Hysenit, ai komunikon me Brikena Ali, dhe nga kjo bisedë rezulton se Hyseni i premton kësaj shtetase se do e punësojë, meqenëse ishte pa punë.

    Disa ditë pas kësaj bisede, Brikena Ali, bisedon sërisht me Kryetarin e Këshillit Bashkiak Ersekë, Lirjan Hyseni, ku i tregon se kishte aradhur kontrata që do punësohej pranë OSHEE-së dhe e falenderon Lirjanin.

    Lidhur me këtë rast punësimi, Prokuroria ka gjurmuar procedurën në OSHEE-në Tiranë dhe ka kuptuar se për këtë vend pune, kishin konkuruar dhe dy persona të tjerë, Aleksandra Z dhe Franci B.

    Dy aplikantët i thanë prokurorisë se askush nuk i kishte telefonuar për të dhënë konkurs apo intervistuar.

    Veç këtyre rasteve, Lirjan Hyseni, interesohet në njësinë e kujdesit shëndetësor në Kolonjë, ku drejtoreshës, Dorina Tallo, dhe i kërkon vendet vakante të punësimeve.

    Hyseni i propozon të punësojë ndonjë person nja 3 muaj, sa për të shtyrë.

    Pas kësaj telefonota, Lirjan Hyseni, bisedon me Enkelejda Skuprën, duke i premtuar kësaj të fundit se do e punësonte në një pozicion Drejtoreshë.

    Pas verifikimeve të kryera nga Prokuroria ka rezultuar se Skupra, është punësuar pranë bashkisë së Ersekës.

    Njëherësh Hyseni komunikon dhe me shtetasen Angjelina Jorgji, duke e punësuar këtë të fundit në Bashki.

    Nga bisedat e përgjuara kuptohet që kjo shtetase i ka dhënë një shumë lekësh Lirjanit, por këto lekë ai ja ka kthyer nuk i ka pranuar.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit