13.5 C
Tirana
E enjte, 26 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Zbulimi” i Myslim Murrizit: Amerikanët kanë mbështetur regjimin komunist në Shqipëri

    Myslim Murrizi, ka komentuar urimin e Ambasadës amerikanë në Tiranë për ditën e Çlirimit, duke u shprehur se kjo ia shton bindjen se amerikanët kanë mbështetur regjimin komunist në Shqipëri.

    Postimi i Murrizit

    Nuk u habita fare kur lexova nje “urim” te Ambasades amerikane per 29 nentorin si dita e “çlirimit” te Shqiperis

    Mu forcua akoma me shume bindja qe komunizmin dhe banden barbare komuniste ne pushtet nga viti 1944 deri ne vitin 1990 e kane mbeshtetur nen rrogoz ne kuader te “luftes” se ftohte mes kampit socialis dhe atij kapitalist vete amerikanet

    Nga viti 1955 Shqiperia ishte antare e OKB dhe kurre OKB nuk beri asnje rezolute apo deklarate ku formalisht te denonte krimet mostruoze te regjimit bastard komunist ne Shqiperi

    Nuk po merrem fare me daten a u “çliruam” me date 28 apo me date 29 se de fakto Shqiptaret nuk gezuan asnje dite ne 45 vite komunizen, keshtu qe nuk di se çfare festojne realisht kur nga data 28 apo 29 nentor 1944 per shqiptaret filloi nje terror i kuq i nje grushti njerezish funderrina mbi çdo qytetar qe nuk ishte dakort me idete e tyre

    Madje kjo masaker gjakatare nuk kurseu as vete tufen e qelbesirave qe filluan te vrasin njeri- tjetrin per karrike e per pushtet duke filluar nga komunisti Koçi Xoxe, themelues i Partiës Komuniste, deri tek gjakatari Mehmet Shehu e Kadri Azbiu.

    E nderuar znj Nancy.

    Para se te urosh ne hava festen e “çlirimit”, mire do ishte t’i hidhje nje sy ketyre shifrave e pastaj te mendoje më me gjakftohtesi.

    Dhe te keshilloj qe ti vendosesh syzet jo veten ne sy por edhe ne tru qe jo vetem t’i lexosh, por te perpiqesh te kuptosh se çfare eshte “çlirimi” per shqiptaret dhe pas “çlirimit” kush e sundoi Shqiperine nen emrin qeveri

    Ky regjim bastard znj Nency ka vrare 5548 shqiptare.

    Ka burgosur per pikpamje politike apo pse kane enderruar vendin tuaj 14363 shqiptare.

    Kanë vdekur neper burgje, pra jane vrare ne burgje 987 shqiptare.

    Kane lajthitur nga torturat mostruoze te xhelateve komunistë hetues qe nje pjese te ketyre funderrinave i keni katapultuar ne krye te drejtesis se “re” 308 shqiptare.

    Kane internuar duke i rrembyer nga shtepite e tyre e degdisur ne qendra internimi 21401 shqiptare.

    Kane vrare ne kufi 1200 shqiptare qe kane tentuar te arratisen nga regjimi moster drejt Perendimit me nje enderr ne mendje per te ardhur ne vendin qe ju perfaqesoni sot.

    Nuk po zgjatem mẽ me vuajtjet e pothuajse te gjithe shqiptareve nga nje fukarallik i tmerrshem apo nga frika ne palce se mos harronin te thonin qe nuk ka djathë ne dyqan e perfundonin ne burg me keq se burgu juaj i Guantenamos per terroristet edhe pse ishin burra dhe gra qe punonin gjith diten per nje page minimale sa per te blere 2 bukë misri ne dite.

    Prandaj e nderuar znj Nancy a ka mundesi te mos na fyeni edhe injorancen me kete “urim” hipokrit qe eshte nje lepirje e peshtire e radhes ndaj komunizmit se inteligjencen keni 80 vite qe na e fyeni.

    Mjaft i sherbyet xhelateve dhe bastardeve qe per 45 vjet masakruan popullin e tyre.

    Mjaft perkrahet funderrinat e atij sistemi duke e shnderruar Ambasaden e SHBA si vend punesimi e vend strehimi per kelyshet e gjakatareve komunistë, duke filluar nga ish- shoferi i diktatorit e deri tek ish- sigurimsat dhe bijtë e nomeklatures se kuqe

    Jo te gjithe shqiptaret jane servile ndaj çdo brroçkulle qe del nga goja juaj dhe jo te gjithe jemi te “tredhur” e te trembur nga emri i vendit qe Ju perfaqesoni, kur shikojne se Ju jeni mbeshtetes te persekutoreve shqiptare.

    Festa e “çlirimit” te Shqiperise apo shqiptareve ngjan gati si dy pika uji me “festen” e “çlirimit” te Afganistanit kur u larguan trupat amerikane me 31 gusht 2021 nga Kabuli dhe Afganistani ra ne duart e talebaneve.

    Nese Ju mendoni se po uroni shqiptaret per diten e “çlirimit” ateherë sipas ketij modeli znj Nancy duhet te uroni Ju dhe liderat e vendit tuaj çdo 31 gusht edhe qytetaret afgane qe u “çliruan” nga Ju e tani po jetojne te “lire” e te “qete” nen regjimin taleban.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit