16.5 C
Tirana
E premte, 18 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Zbulimi i pazakontë, zhytësit zbulojnë anijen e shek.19 të mbushur me shishe shampanjë të pahapur dhe ujë mineral

    Një anije e mbytur e shekullit të 19- të e mbushur me arka shampanjë të pahapura është gjetur në thellësi të Detit Baltik. Anija u zbulua në brigjet e Suedisë nga një ekip zhytësish.

    “E gjithë rrënoja është e ngarkuar me arka shampanjë dhe ujë mineral,” tha Tomasz Stachura, udhëheqësi i ekipit të zhytjes Baltictech që gjeti rrënojat, në një deklaratë për shtyp dërguar CNN.

    Sipas faqes së internetit të firmës, Stachura është “një nga zhytësit më aktivë në Detin Baltik”, i cili “ka bërë mijëra fotografi nënujore të rrënojave të Baltikut”. Megjithatë, kjo gjetje e fundit ishte ndryshe, tha ai.

    “Unë jam zhytur për 40 vjet dhe shpesh ndodh që ka një ose dy shishe … por të zbulosh një rrënojë me kaq shumë ngarkesë, është e para për mua,” tha ai në njoftim.

    Gjetja ishte “një rastësi”, tha ai, pasi zhytësit kanë “krehur” shtratin e detit për vite në kërkim të anijeve të fundosura.

    Përveç shampanjës, ishin shishet e ujit që hodhën më shumë dritë mbi historinë e anijes.

    Në njoftimin për shtyp thuhet se uji ishte në shishe balte të mbyllura dhe të markës Selters, “një markë gjermane shumë e vlerësuar në shekullin e 19-të, shpesh e rezervuar për tryezat mbretërore dhe e konsideruar pothuajse medicinale”. Vjen nga një burim mineral me të njëjtin emër në qytetin Selters dhe është i ambalazhuar në shishe për më shumë se 800 vjet.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit