13.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Zbulo nëse ti dhe partneri yt përputheni financiarisht

    E keni menduar ndonjëherë nëse përputheni financiarisht me partnerin tuaj? Ky diskutim për përputhje në fakt shkon përtej gjendjes financiare të secilit, prandaj analizoni pak pyetjet në vijim.

    Përshtatshmëria financiare në çift ekziston atëherë kur mënyra juaj e të menduarit për vendime të rëndësishme që lidhen me paratë, është në një linjë me atë të partnerit tuaj.

    1.

    Duhet të blejmë apo të marrim me qira një apartament? Cilin do të zgjedhim? Sa kredi do të marrim për të mos u shtrënguar me këstin mujor?

    2.

    Çfarë do të bëjmë për pushimet e këtij viti?

    3.

    A na duhet një makinë apo dy? Do t’i marrim të reja apo të përdorura? Çfarë lloji?

    4.

    Sa shumë na duhet të shpenzojmë çdo ditë? Fëmijët do t’i çojmë në kurse/shkolla private? Për çfarë aktivitetesh kanë nevojë?

    Edhe vendimet e vogla në lidhje me paranë, tregojnë nëse përputheni financiarisht ose jo:

    1.

    Kafen/drekën do ta pimë/hamë në shtëpi apo jashtë?

    2.

    Sa para kemi në dispozicion për të shpenzuar për ditëlindjet apo përvjetorin tonë? Po për dhuratat e miqve?

    3.

    Cila është kuota që na duhet për të blerë rroba të reja, telefona apo hobitë që kemi?

    Pasi t’i lexoni dhe t’i përgjigjeni këtyre pyetjeve do të kuptoni më lehtë nëse ti dhe ai/ajo përputheni kur vjen puna tek vendimet që përfshijnë paratë. Kujtoni gjithashtu se temat e parave diskutohen me shumë emocion dhe mos-përputhja financiare parashikon paqëndrueshmëri në lidhje.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit