“BBVK 2” do të nisë shumë shpejt dhe moderatori Alaudin Hamiti, i ftuar në emisionin “Canape”, foli për ca ndryshime në shtëpinë e “BBVK 2”.
“Vitin e kaluar kemi filluar me 15 banorë, përfshirë edhe çiftin. Këtë vit do të ketë më shumë”, tha ai.
Më tej vijoi se shtëpia është më e madhe. “Shtëpia do të jetë më e madhe në sipërfaqe. Ka ndryshuar tërësisht, është bërë shumë e bukur për mendimin tim. Kemi shtuar edhe disa ambiente të tjera”.
Deri më tani, është zbuluar data se kur do të nisë “Big Brother VIP Kosova 2” dhe dyert e shtëpisë së famshme do të hapen më 20 tetor, opinionistët, prezantuesit (Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi), disa nga emrat që përfliten, por rishtazi, janë bërë me dije edhe disa detaje të reja. Edhe këtë vit, çmimi i madh është 200 mijë euro.