Duket se Endri Shabani do të jetë Avokati i ri i Popullit, pasi ish-kreu i Nismës Thurje duke se ka mbështetjen e socialistëve, ndryshe nga kandidatët e tjerë në këtë garë.
Sipas asaj që raporton Top Channel, brenda grupit parlamentar të PS-së, ka nisur një lobim underground për ta orientuar votën e socialistëve drejt Endri Shabanit.
Në kushtet kur avokati i popullit zgjidhet me 84 vota në një votim të fshehtë, duket se PS kërkon që Shabani të zgjidhet avokati i ri, duke mos preferuar kandidaturat e Besim Ndregjoni, Adriana Kalaja, Jola Hysaj, Aranita Brahaj, Haluci dhe Dardan Mustafa..
Kujtojmë që ditën e sotme Sali Berisha bëri me dije se opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit, duke e cilësuar atë si një lojë të turpshme të “narko-mazhorancës”.
“Ne kemi kandidatura të cilave u besojmë dhe që plotësojnë të gjitha kriteret, por nuk do të marrim pjesë në një votim farsë. Është një akt primitiv dhe i ulët i qeverisë që tregon tolerancën e saj zero,” tha Berisha.



