Moderatorja Gerta Gixhari është kthyer në një nga emrat më të komentuar pas eksperiencës së saj në “Big Brother VIP Albania”, ku arriti të tërhiqte vëmendjen e publikut me stilin, karizmën dhe energjinë që e karakterizon. Që prej mbylljes së spektaklit, ajo ka mbetur aktive në rrjetet sociale, duke ndarë copëza nga jeta e saj personale dhe duke qëndruar pranë ndjekësve.
Prej më shumë se një muaji, Gerta po shijon pushime luksoze jashtë vendit. Pas disa ditësh të kaluara në Kroaci, moderatorja ka zbuluar se së fundmi ndodhet në Francë, ku po i gezohet disa diteve plot relaks dhe kënaqësi.
Kjo ka bere qe komentuesit te mendojne se ajo ka vendosur t`i shpenzoje parate e fituara pikerisht duke shijuar jetën plot udhëtime dhe eksperienca të reja.