Ka nisur me shumë risi edicioni i pestë i “Big Brother VIP”. Një nga formatet televizive më të ndjekura, i cili premton emocione të forta, debate të zjarrta, rrëfime personale, skandale, incidente dhe histori dashurie. Në shtëpinë e “BBV” gjithçka është e mundur dhe surprizat sapo kanë filluar!
Të gjithë mendonin se Miri dhe Stine do kishin raport të mirë me njëri-tjetrin, në fakt duket se nuk po ndodh ashtu. Së fundmi, është publikuar nga produksioni një video ekskluzive e Stines në dhomën e rrëfimit , ku ka folur për Mirin dhe shprehet se nuk ka asnjë shok.
“Unë jam vrojtues i mirë edhe pse nuk e kam mendjen. Do flasim dhe ne si Miri. Ai nuk ka asnjë shok, edhe një që kishte e bëri kundërshtar. E shoh duke bërë gjërat nën tavolinë, fillon me S dhe mbaron me TH, ose fillon S dhe mbaron me E, skile”,



