20.5 C
Tirana
E mërkurë, 23 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Zbulohet i dashuri misterioz i Efit, çifti ‘arratiset’ për pushime në Tajlandë

    Efi Dhedhes padyshim është një nga emrat më të lakuar së fundmi. Ndonëse ishte edhe pjesë e “Për’puthen”, ajo arriti të fitojë zemrat e publikut pas pjesëmarrjes në “BBVA”.

    Së fundmi, Efi festoi ditëlindjen në një festë të madhe me personazhe të njohur, ku nuk mungoi interesi për të zbuluar partnerin e saj të cilin ka zgjedhur ta mbajë larg syrit mediatik.

    Mirëpo në këtë festë ai nuk kishte si të mungonte dhe nga videot e shumta të shpërndara në rrjetet sociale, nga ditëlindja e Efit personi që do të shihni në foton e mëposhtme po aludohet si i dashuri i saj.

    Zbulohet i dashuri misterioz i Efit, çifti ‘arratiset’

    Ndonëse këtë nuk mund ta themi me bindje të plotë, teksa mungon ndonjë reagim edhe nga ana e ish-banores së “BBV”.

    Sakaq pas festës së ditëlindjes Efi është arratisur për disa ditë pushimi në Tajlandë, ku sërish në rrjet po përflitet se shoqërohet nga partneri i saj.

    Zbulohet i dashuri misterioz i Efit, çifti ‘arratiset’

    Efi ka deklaruar se qetësia e partnerit e ka bërë për vete që në fillim dhe se ai i nxjerr anën e saj më të mirë.

    “Me natyrën time mendoja se më duhej ndonjë njeri i ashpër. Por nuk ka lidhje fare një qetësi absolute, sa të bën të ndihesh keq. Thjesht respekt dhe më nxjerr më të mirën time. Thjesht ideja që nuk ma merr për dobësi atë që unë ndjej. Është një çun shumë i mirë, i sjellshëm, i edukuar,” tregoi Efi.

    Kujtojmë që Efi u eliminua disa javë më parë nga “Big Brother Vip” pasi Dea e nxori në nominim së bashku me Kiarën dhe Luizin. Përballë çiftit, ishte ajo e cila u largua nga shtëpia.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit