20.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Zbulohet moderatorja që do të prezantojë sezonin e ardhshëm të ‘Wake Up’

    Siç mund ta keni dëgjuar, sezoni i ardhshëm i “Wake Up” do të vijë në një format të ri nën drejtimin e Blendi Salajt, por moderatori nuk do të jetë vetëm! Sikurse vetë Blendi tha për Anabel “ai do të jetë i shoqëruar me më shumë se një person dhe se po krijohet një grup.”

    Cilët janë ata?

    Deri më tani, e konfirmuar zyrtarisht është Enxhi Nasufi! Këngëtarja, pranoi për Anabel se lajmi që do të jetë një nga moderatoret e “Wake Up” është i vërtetë.

    Ndonëse në portale thuhej se Nasufi do të jetë në vend të Ori Nebijajt, nuk e dimë nëse do të jetë kështu pasi në formatin e ri, programi i mëngjesit do të vijë me më shumë se dy prezantues. Kjo s’është hera e parë që Enxhi eksperimenton në botën e televizionit si prezantuese pasi edhe më herët ka moderuar programin “Ora e Tiranës” në Top News si dhe së fundmi, “Festivalin Mbarëkombëtar për Fëmijë”.

    Zbulohet moderatorja që do të prezantojë sezonin e ardhshëm

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit