13.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Zbulohet projekti që do të bëjë bashkë Borën dhe Donaldin!

    Moderatorja Bora Zemani dhe aktori Donald Veshaj janë dy nga personazhet që kanë qenë kryefjala e mediave sociale në vend muajt e fundit. Historia e tyre e dashurisë ka qenë një nga më të komentuarat në showbizin shqiptar.

    Pas daljes së Donaldit nga “Big Brother VIP” ndarja me Trixën ishte e menjëhershme, ndaj tanimë të gjithë janë të pritje të një ribashkimit të Borës dhe aktorit.

    Së fundmi raportohet se Bora dhe Donaldi pritet të publikojnë duetin e tyre të parë muzikor dhe se të dy janë parë shpesh në studion e Elgit Dodës.

    Mesa duket Donaldi e ka marrë seriozisht angazhimin në muzikë, ndërkohë Bora po i rikthehet një pasioni të saj të vjetër. Mbetet për t’u parë, por nëse kjo gjë ndodh jemi të bindur se suksesi i këngës së tyre do të jetë i madh..

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit